BallinaKryesoreVdekja e mjekes shqiptare në Gjermani, flet mikesha: Kishte një zemër plot...

Vdekja e mjekes shqiptare në Gjermani, flet mikesha: Kishte një zemër plot jetë, kam peng që nuk e takova

Mjekja shqiptare 34 vjeçare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani është ndarë nga jeta më 17 janar, pas një aksidenti të rëndë në Bad Zwischenahn. Ajo la dhimbje të madhe te kolegët e tij.

Ditën e sotme ajo është kujtuar nga kolegia dhe mikja e saj, Aurora Dollenberg. Mjekja që jeton dhe punon në Gjermani ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” dhe zbuloi se e njihte që në kohën e universitetit në Tiranë.

Vdekja e mjekes shqiptare në Gjermani, flet mikesha: Kishte një

“Një vajzë durrsake shumë e emancipuar. Mendje hapur dhe e dashur. Ka qenë gjithmonë e para, përhapte humor të mirë te çdo njeri”, tha Aurora.

Mjekja shtoi se kishte folur më të dy javë para se të ndodhte aksidenti i rëndë dhe e kishin lënë të takoheshin për një kafe.

“Dy javë para se të ndodhte ngjarja kam folur me të me orë të gjata, se ne që jemi emigrantë kemi nevojë për të folur për hallet tona. E kishim lënë për kafe, e kam si peng që nuk u takova me të. Është një humbje emocionale shumë e madhe, ishte një person që inspiroheshe dhe mësoje nga ajo. Kishte një zemër plot jetë”, tha mjekja.

Vdekja e mjekes shqiptare në Gjermani, flet mikesha: Kishte një

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular