BallinaKryesoreRama banditë, Basha profesorë në Lezhë, shembujt tregojnë respektin për zgjedhësit!

Rama banditë, Basha profesorë në Lezhë, shembujt tregojnë respektin për zgjedhësit!

Zgjedhjet politike që Lulzim Basha po bën në krye të qarqeve janë mbresëlënëse. Ndonëse po i nxjerr ngadalë kjo tregon maturinë e tij, respektin që ka për zgjedhësit. Si një lider që ska lidhje me komunizimin, i shkolluar në perëndim, që gjithë jetën opozitare e kaloi në përplasje me një pushtet që bazë të funksionimit të tij kishte krimin që e mbështeste për te fituar që më pas e futi deri në institucione, Lulzim Basha iu ka borxh shqiptarëve të kundërtën e Rilindjes. Në krye të qarqeve thuajse është plotësuar lista e drejtuesve politikë, të cilët janë kapacitet dhe vlera intelektuale jo vetëm të PD por Shqipërisë, njerëz me moral të lartë. Mes tyre, njëri që spikat është edhe një emër me peshë në politikën e ditës si dhe opinionbërjen sic është profesor Mark Marku. Ai është caktuar drejtues politik në Lezhë e ky është një vlerësim maksimal që PD dhe lideri i saj Basha kanë për banorët e Lezhës, Shëngjinit, Mirditës, Kurbinit. Kryetari i PD ka vlerësuar që në të kundërt të Rilindjes që iu ka imponuar të votojnë banditë dhe tashmë lista dihet pasi një pjesë e tyre i ka nxjerrë dekriminalizimi jashtë politikës fal dhe këmbënguljes së Lulzim Bashës për të bërë ligjin, apo të tjerë që rrinë me pistoletë në krah. Ndryshe nga Rama dhe PS që iu vunë në listat e kandidatëve për deputet dhe persona të akuzuar për trafik prostitucioni, Lulzim Bash ka respekt për cdo zgjedhës të qarkut Lezhë, e vlerëson atë maksimalisht pavarësisht bindjes politike dhe tashmë në krye të listës për deputet, ose drejtues politikë në Lezhë ka cuar, profesorin e gazetarisë Mark Markun, djalin e tyre që e njohim shumë mirë. Ky është vizioni i Lulzim Bashës për Parlamentin dhe qeverisjen e ardhshme. Kjo listë pritet të pasohet me të tjerë personalitete të fushave të ndryshme të jetës të cilët me personalitetin që i karakterizon, programit më të mirë ekonomik dhe politik sic e ka PD dhe mbështetjen e Bashës do ti japin PD fitoren spektakolare ne Lezhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular