BallinaAktualitetNdërron jetë në moshën 64-vjeçare balerini i njohur shqiptar

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare balerini i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë sot në moshën 64-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë balerini Kujtim Hoxha.

Lajmi bëhet me dije nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.

Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB.

Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular