BallinaBotaCMG-ja: Si mund të zbutet shqetësimi i kreut të OBSh-së? 

CMG-ja: Si mund të zbutet shqetësimi i kreut të OBSh-së? 

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) shprehet në një koment të vetin se shpikja e vaksinës së koronavirusit të ri është pa dyshim një lajm i mirë, por ekziston hendek midis të pasurve dhe të varfërve për marrjen e këtij “antidoti”.

Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha kohët e fundit se në 49 vende të pasura janë bërë më shumë se 39 milion doza vaksinash, ndërsa ka vende më pak të zhvilluara ku janë bërë vetëm 25. Sipas njoftimeve të medies, vetëm 25 veta në Guinea, përfshirë presidentin, janë vaksinuar.

“Jo 25 milionë, jo 25 mijë, por 25! Dua të them se bota është në prag të rënies morale katastrofike,” tha kreu i OBSh-së. Ai shprehu shqetësimin që, nëse vaksinimi në vendet me të ardhura të ulëta do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, kjo do të vonojë triumfin e njerëzimit ndaj virusit.

Shqetësimi i Ghebreyesus-it duhet të jetë shqetësimi i të gjithë botës, vëren CMG-ja.

Shpërndarja më e drejtë e vaksinave, dhënia përparësi njerëzve që duhet të vaksinohen të parët dhe mundësimi i imunizimit sa më shpejt të jetë e mundur të njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta, këto janë objektivat e Planit të Zbatimit të Vaksinave të Pneumonisë e Koronavirusit të Ri (COVAX). Por disa vende perëndimore kanë nxituar të blejnë dhe të grumbullojnë vaksina. Disa prodhues të vaksinave nga vendet perëndimore, që synojnë fitimet, e anashkalojnë COVAX-in dhe u japin përparësi vendeve të pasura, për të siguruar një çmim të lartë të vaksinave, duke shkaktuar bllokimin e procesit të blerjes së vaksinave nga OBSh-ja.


Ne kete drejtim Kina po investohet per nje shperndarje sa me te balancuar .Nga përpjekjet për t’i bërë vaksinat një produkt publik global deri në pjesëmarrjen në COVAX dhe bashkëpunimin me dhjetëra vende për studimin dhe prodhimin e vaksinave, Kina po bën përpjekje për të promovuar ndërtimin e bashkësisë shëndetësore të njerëzimit.
Kili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia, Brazili etj. kanë miratuar përdorimin e vaksinave kineze. Sipas statistikave jo të plota, më shumë se 40 vende kanë kërkuar të importojnë vaksinat kineze. Udhëheqësit e shumë vendeve, përfshirë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Sejshelleve Wavel Ramkalawan, kryeministrin jordanez Bisher Al Khasawneh dhe presidentin indonezian Joko Widodo, kanë bërë vaksinat kineze.
Sipas komentit të CMG-së, përpjekjet e Kinës kanë shtuar ndjeshëm aftësinë e vendeve në zhvillim për marrjen e vaksinave e përballimin e kostos së tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular