BallinaKronikeDegjeneron sherri në lokal, plagoset me thikë 42-vjeçari

Degjeneron sherri në lokal, plagoset me thikë 42-vjeçari

Një 42-vje4çar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me thikë nga një person tjetër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, ku pas një konflikti të çastit me një person tjetër, ky i fundit e ka goditur 42-vjeçarin me thikë në këmbë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular