Gjykata e Kukësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë-12 vjeçare.
Autori i ngjarjes, me iniciale N.E ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhej familja e të miturës. Burime bëjnë me dije se ai ishte fqinj me familjen e të miturës dhe dyshohet se abuzimi ka nisur që prej dy vitesh.
Ndërkohë familja e vajzës ka bërë kallëzim penal në polici dhe çështja është hetuar fillimisht nga Prokuroria e Shkodrës dhe më pas u bë kalimi në Prokurorinë e Kukësit.
Autori u arrestua dy ditë më parë dhe ditën e sotme është marrë vendimi që të lihet në burg. Ai rezulton se është i ndarë nga gruaja, ndërsa për asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij.