BallinaKronikeVrasja e 32-vjeçarit/ Zbardhen detaje të reja: Viktima kishte ndryshuar emrin! Ja...

Vrasja e 32-vjeçarit/ Zbardhen detaje të reja: Viktima kishte ndryshuar emrin! Ja çfarë thonë dëshmitarët e ngjarjes

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit në Durrës. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se viktima i cili u identifikuar me emrin Jetmir Bregu, e kishte ndryshuar emrin në Ilir Kuçi.

Mësohet se i riu është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme.

Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët janë larguar nëpër errësirë, ndërsa policia po bën krehjen e zonës.

Nga ana tjetër ka pasur disa dëshmitarë okularë të cilët janë shoqëruar menjëherë në Polici, dhe nuk janë të pakët në numër.

32-vjeçari ndërroi jetë në spital, pasi fillimisht u raportua se ai u plagos në këmbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular