Zbulohet fotoja e 38-vjeçarit që mbeti i vrarë mbrëmë në një atentat në Durrës. Viktima është identifikuar si Ilir Kuçi, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm disa minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.
Nga këqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuci.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.
I riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
Që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi. Ai ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.