BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID, miqtë përlotin...

EMRI+FOTO/Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID, miqtë përlotin rrjetin

Ky është riu 29 vjeçari që humbi jetë nga koronavirusi.

Olsi Skura nga fshati Pishkash i Përrenjasit ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

“E dhimbshme ndarja nga jeta e 29-vjeçarit, Olsi Skura nga fshati Pishkash Veri, bashkia Prrenjas !

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta babait të Olsit, Z. Myftar Skura, për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re, nga Covid, virusi vdekjeprurës!

U prehsh në paqen e amëshueshme të Zotit, Olsi !”, shkruan Miranda Rira.

“Olsi Skura, djali 29 vjecar nga Pishkashi, qe u nda sot nga jeta dhe nuk ja doli dot nga covid – 19 ne Spitalin Shefqet Ndroqi Tirane. I shprehim ngushellimet tona te sinqerta familjes Skura!”, shkruan faqja Librazhdi ynë.

I riu ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.Ky është 29 vjeçari nga Librazhdi që vdiq nga COVID,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular