BallinaBotaHong-Kong, mbyllet distrikti i goditur nga virusi i COVID-19

Hong-Kong, mbyllet distrikti i goditur nga virusi i COVID-19

Të shtunën, rreth 10 mijë qytetarë në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës u vunë në izolim, me synim që të kontrollohet shpërthimi i epidemisë së COVID-19 në këtë qytet të Kinës Jugore.

Mbyllja është zbatuar në lagjen “Jordan” në distriktin Kowloon, ku çdo banor lejohet të dalë nga apartamenti vetëm pasi të tregojë testin negativ.

Autoritetet thonë që ata do t’i testojnë të gjithë në këtë zonë brenda 48 orësh, dhe kështu qytetarët mund të shkojnë në punë të hënën, duke realizuar “objektivin e mospasjes së asnjë rasti në distrikt”.

Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, me masat efektive të distancimit social, Hong-Kongu e mbajti numrin e infeksioneve nën 10 mijë, me rreth 170 vdekje. Por në dy muajt e fundit, ky rajon është goditur nga një valë e katërt infektimi dhe autoritetet kanë bërë përpjekje për uljen e numrit të rasteve.

Në Yau Tsim Mong, një distrikt ku një numër i madh banorësh kanë të ardhura të pakta, janë zbuluar vatra infektimesh. Sipërfaqja mesatare e një apartamenti në Hong-Kong është afro 46 metra katrorë dhe vatrat janë zbuluar në banesa të tilla, duke i bërë autoritetet të nxjerrin urdhrin e parë të mbylljes.

Kryeekzekutivja e e Hong-Kongut Carrie Lam u shpreh të shtunën që ditët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë testime në rreth 70 ndërtesa në këtë distrikt, por qeveria tani ka marrë vendim që të bëhet testimi për të gjithë, me synim që “të identifikohen të infektuarit nga COVID-19 dhe të ndërpritet zinxhiri i infektimit”.

“Kjo masë është e nevojshme për shëndetin publik dhe nuk do të merret vetëm një herë. Shpresoj që qytetarët do ta mbështesin punën e qeverisë,” tha Lam. (Jiang Lei)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular