BallinaKronikeFOTO/U qëllua me armë në Greqi, vdes 27-vjeçari shqiptar! Çfarë thonë mediat...

FOTO/U qëllua me armë në Greqi, vdes 27-vjeçari shqiptar! Çfarë thonë mediat për autorin e krimit

Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, Mario Mataj, i cili u plagos pasditen e djeshme  me armë zjarri në Patra ka ndërruar jetë.

I riu shqiptar u raportua i vdekur klinikisht, por vetëm në mesnatë autoritetet shëndetësore konfirmuan humbjen e tij nga jeta.

Sipas mediave greke, në lidhje me këtë ngjarja është arrestuar një person, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë autori.

I arrestuari është me origjinë shqiptare, që sipas dëshmitarëve ka nxitur autorin e vrasjes të qëllojë mbi një grup njerëzish, përfshirë edhe të riun shqiptar.

SI NDODHI KRIMI

Ngjarja ndodhi mbremjen e djeshme (25 janar) rreth orës 6 pasdite, me orën shqiptare 5, dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona. Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.

Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë. Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, mbeti i plagosur rende.

Shqiptari i plagosur me pesë plumba u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku me pas nderroi jete.

DYSHIMET PER NGJARJEN

Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua. Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular