BallinaKronikeAksidenti tragjik që i mori jetën 23-vjeçares në Vlorë/ Policia: Mjeti nuk...

Aksidenti tragjik që i mori jetën 23-vjeçares në Vlorë/ Policia: Mjeti nuk drejtohej nga…

Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me aksidentin që ndodhi dje pranë vendit të quajtur ”Kripa”, ku humbi jetën një 23-vjeçare, e identifikuar si Anxhela Çapo.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular