BallinaKronikeAtentati në Vlorë/Flet i plagosuri: Kam qenë me kurriz, nuk kam...

Atentati në Vlorë/Flet i plagosuri: Kam qenë me kurriz, nuk kam…

Detaje të reja mësohen nga atentati në Vlorë ku i plagosur mbeti Marion Mitro. “Abc News” mëson se gjatë marrjes në pyetje, i plagosuri ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se s’ka parë asnjë autor.

Po ashtu, Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se ndaj Mitros është qëlluar dy herë, ndërsa ende për ngjarjen nuk ka të dyshuar.

Kush është Marion Mitro?

Për herë të parë emri i tij doli para prokurorëve gjatë dëshmisë së Ndriçim Gjokonës në lidhje me bandën e tritolit të Julian Sinanajt.

Në atë kohë, Gjokona tha se kishte marrë porosi nga Mitro për vendosje tritoli ndaj disa objektivave. Mitro ka qenë polic më herët, ndërsa rezulton i dënuar me 8 vite burg për rolin në bandën e Julian Sinanajt.

Prokuroria e akuzoi se Mitro ishte personi që bënte lidhjen mes personave që porosisnin vrasjet dhe Julian Sinanajt, i cili përgatiste bombat dhe ekzekutontje porositë.

Në vitin 2014, atij iu sekuestruan disa apartamente dhe lloigari bankare në një biznes ku ishte bashkëortak pasi dyshohej se të ardhurat ishin siguruar nga veprimtari kriminale. Po në vitin 2014, Mitro u akuzua si personi që vendosi bombën poshtë makinës së ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular