BallinaAktualitetNesër Shqipëria pushtohet nga acari, temperaturat shkojnë deri në minus....

Nesër Shqipëria pushtohet nga acari, temperaturat shkojnë deri në minus….

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar që nesër na pret një ditë e acartë.

Vendi ynë, por edhe rajoni i Ballkanit, ashtu si sot, dhe për ditën e enjte do të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata

Nisur nga kjo, moti të enjten do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, bëjnë përjashtime vendet malore ku do të ketë vranësira kalimtare, duke filluar nga orët e pasdites.

Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriore dhe në qendër. Në relievet e larta malore, këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular