Ky është garazhi ku është vrarë Albert Krasniqi, nga babai i tij Skënder Krasniqi. Mediat kosovare kanë publikuar fotot nga vendngjarja dhe bëjnë me dije se garazhi ku dhe ndërroi jetë Albert Krasniqi ndodhet në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet
Reagimet për vrasjen
Për vrasjen e tij, ka patur dhjetëra reagime në rrjetet sociale, kryesisht nga bota e “rrepit”.
Menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka reaguar pas vrasjes së mikut të tij Albert Krasniqit.
Fetahu ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në facebook, ndërsa ka postuar edhe një fotografi me viktimën.
Për vdekjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur Skivi në instagram.
“Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret?Pse? … Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete. U prefsh ne paqe ”.