Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte nga Italia me gazetarin e njohur Adi Krasta foli për publikimin e përgjimeve të biznesemnëve të Ndraghetës me zyrtyarë të lartë pranë Ramës dhe Veliaj për ndërtimin e gradaçelave në Tiranë
Gazetarja u shpreh për tv Syri se, ka kontaktuar personalisht me prokurorin italian, Nicola Gratteri, i cili po merret me dosjen e bujshme të mafias Ndragheta.
Gazetarja Kepi tha se, hetimet vazhdojnë. Kjo rrëzon të gjithë propagandën e sotme të kryeministrit Edi Rama se dosja është mbyllur.
Duke iu referuar burimeve të prokurorisë italiane, gazetarja tha se, dosjet nuk janë mbylllur dhe Antonio Galo, i njohur si Princi i Ndraghetës, është përgjuar edhe në vitin 2020, në pranverë dhe përgjimet janë bërë në terren në Shqipëri dhe Itali.
“Mendoj se hetimet do të vazhdojnë. Puna më e madhe do të kryhet në territor. Kur përcillet një lajm i tillë, komenti është se po zihen dy kundërshtarë të politikës, sikur lajmin e solli dikush në politikë.
Është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.
Ne duhet të merremi me fenomenin. Nuk mund të vësh në diskutim fenomenin vetëm duke u marrë me një faqe të përgjimeve”, tha Kepi.
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2021/01/27/flet-nga-italia-gazetarja-qe-publikoi-pergjimet-e-ndraghetes-hetimet-vazhdojne-kjo-rrezon-te-gjithe-propaganden-e-kryeministrit-rama/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 8391 more Info on that Topic: startnews.news/2021/01/27/flet-nga-italia-gazetarja-qe-publikoi-pergjimet-e-ndraghetes-hetimet-vazhdojne-kjo-rrezon-te-gjithe-propaganden-e-kryeministrit-rama/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2021/01/27/flet-nga-italia-gazetarja-qe-publikoi-pergjimet-e-ndraghetes-hetimet-vazhdojne-kjo-rrezon-te-gjithe-propaganden-e-kryeministrit-rama/ […]
Comments are closed.