BallinaAktualitetFlet nga Italia gazetarja që publikoi përgjimet e Ndraghetës: Hetimet vazhdojnë. Kjo...

Flet nga Italia gazetarja që publikoi përgjimet e Ndraghetës: Hetimet vazhdojnë. Kjo rrëzon të gjithë propagandën e kryeministrit Rama

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte nga Italia me gazetarin e njohur Adi Krasta foli për publikimin e përgjimeve të biznesemnëve të Ndraghetës me zyrtyarë të lartë pranë Ramës dhe Veliaj për ndërtimin e gradaçelave në Tiranë

Gazetarja u shpreh për tv Syri se, ka kontaktuar personalisht me prokurorin italian, Nicola Gratteri, i cili po merret me dosjen e bujshme të mafias Ndragheta.

Gazetarja Kepi tha se, hetimet vazhdojnë. Kjo rrëzon të gjithë propagandën e sotme të kryeministrit Edi Rama se dosja është mbyllur.

Duke iu referuar burimeve të prokurorisë italiane, gazetarja tha se, dosjet nuk janë mbylllur dhe Antonio Galo, i njohur si Princi i Ndraghetës, është përgjuar edhe në vitin 2020, në pranverë dhe përgjimet janë bërë në terren në Shqipëri dhe Itali.

“Mendoj se hetimet do të vazhdojnë. Puna më e madhe do të kryhet në territor. Kur përcillet një lajm i tillë, komenti është se po zihen dy kundërshtarë të politikës, sikur lajmin e solli dikush në politikë.

Është gjëja më absurde, e cila u shërben më së shumti grupeve kriminale, të largojnë vëmendjen nga thelbi që është kryesorja e ngjarjes.

Ne duhet të merremi me fenomenin. Nuk mund të vësh në diskutim fenomenin vetëm duke u marrë me një faqe të përgjimeve”, tha Kepi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular