Kanë humbur jetën si pasojë Covid-19 nënë e bijë nga qyteti i Librazhdit, të identifikuara si Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç.
Mamaja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit. Vera Hysa ka qenë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd.
Pas shenjave të Covidit është nisur menjëherë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, e shtruar dhe prej tre ditësh në intubim, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj dhe pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija. Para dy ditësh humbi jetën nga Covid dhe një i ri 29-vjeçar nga Përrenjasi.