BallinaKronikeDetaje/U gjet e pajetë brenda banesës së saj, kush ishte gruaja e...

Detaje/U gjet e pajetë brenda banesës së saj, kush ishte gruaja e dekompozuar

Ditën e sotme një 70-vjeçare në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, u gjet e pajetë në banesën e saj. Ajo njihej nga njerëzit si Neribani. Sipas fqinjëve, e moshuara jetonte e vetme dhe nuk e kishin parë prej disa muajsh.

Sipas tyre autoritetet kanë kontrolluar edhe më parë, por pa mundur ta gjenin. Por sot qiradhënësja që ka pastruar shtëpinë, e ka gjetur të pajetë mbrapa divanit. Policia mbërriti në vendgjarje dhe në njoftim bën me dije se trupi i të moshuarës ishte dekompozuar komplet.

Njoftimi i Policisë së Tiranës, Informacion paraprak

Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular