BallinaKronikeE rëndë/18-vjeçari dhe e mitura i futen në shtëpi të moshuarës, i...

E rëndë/18-vjeçari dhe e mitura i futen në shtëpi të moshuarës, i hedhin gaz lotsjellës e mbyllin në dhomë dhe…

Dy të rinj në Lushnje janë arrestuar pasi i janë futur në shtëpi një të moshuare, duke tentuar ta vjedhin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”, ku 18-vjeçari dhe një 16-vjeçare, hynë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe

Ata i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur në një dhomë të banesës, por nuk vodhën asgjë se pse nuk gjetën sende me vlerë.

Njoftimi:

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:

J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular