BallinaKronikeVrasja e Klodian Rashës/Dalin të tjera detaje, 25-vjeçari u përplas fizikisht me...

Vrasja e Klodian Rashës/Dalin të tjera detaje, 25-vjeçari u përplas fizikisht me efektivin e policisë

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Duke iu referuar hetimeve të prokurorisë, “News24” raporton se mes Rashës dhe efektivit të “Shqiponjave” ka patur një përplasje fizike.

Konfrontimi fizik mes tyre ka ndodhur në rrugicën pranë banesës së familjes Rasha, ku qëllua për vdekje edhe 25-vjeçari më pas.

Hajdaraj e ka kapur Rashën nga krahët, por ky i fundit ka mundur t’i shpëtojë, duke tentuar të largohet me vrap.

Por pas përplasjes fizike, efektivi e ka qëlluar të riun me dy plumba, duke e lënë të vdekur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular