Naim Dedja biznesmeni i njohur nga Kukësi u shua ditën e sotme në moshën 58-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije policia me anë të një njoftimi për media. Dedja u gjet pa shenja jete në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.
Nga verifikimet paraprake rezultoi se ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe vdekja dyshohet natyrale megjithatë policia njoftoi se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Miq dhe shokë kanë bërë dhjetëra mesazhe ngushëlllimi për këtë ndarje të parakohshme. Por mesazhi më rrëqethës është ai djalit të tij, Lindi Dedja. Pikërisht biznesmmeni Dedja i kishte vendosur emrin e të birit firmës së tij.
“Ah mor bab. Zot të paska dasht më shumë se unë. Të mori afër vetes, nuk je më në mesin tonë. Ama do jesh gjithmonë në zemrat tona. Të humba ty. Humba gjysmën time. Ti bab ishe shoku, miku, vllai më i mirë i imi. Erdha të thirra babë, nuk më dëgjove.
U mundova të të zgjoja nuk m’u përgjigje. S’mujta me bërë asgjë tjetër veçse të të shtrëngoja fort e të përqafoja në krahët e mi. Aty e kuptova që ti më ike e nuk do të ke më afër vetes. Bota ime ndryshoi, sytë e mi nuk qeshin, vetëm qajnë. Zemra nuk më gëzon por vetëm vajton. Bab, shpirti në xhenet ishallah”, shkruan ai në reagim.
Ndërsa në një mesazh të dhjetorit, i biri flet me superlativa për babanë e tij gjatë një eventi që ka bërë firma e tij. “Babi Ti je i respektueshem, jo nga pozita qe mbart mbi shpatulla, por nga personaliteti i mrekullueshem qe ke. Sa me behet qejfi kur te tjeret me thone te krenohem qe jam biri jot, kam 23 vjet qe i degjoj ato fjale dhe besoj se ka ardhur koha qe ti te krenohesh per mua! Ti me ke plotesuar cdo deshire! Keto qe kemi arritur sot jane fryt i punes tende per ne! Faleminderit per cdo gje”, thuhet në këtë postim të siguruar nga Gazeta Shqip.