Ka ndërruar jetë 67-vjeçari Ilirian Merdanaj, ndërsa gruaja e tij, Gjinovefa Merdanaj, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi u aksidentuan mbrëmjen e djeshme.
Aksidenti ndodhi në Fier, ku burrë e grua ishin duke kaluar te vijat e bardha, kur u përplasën nga një automjet.
Drejtuesi i makinës, 30-vjeçari me inicialet L.B., u ndalua menjëherë nga policia.
“L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”, duke drejtuar automjetin tip “Seat” ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç. Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.