Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi në Labinot Fushë rreth orës 08:45. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe dy autovetura dhe si pasojë e përplasjes mes tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të njërës prej autoveturave.