HomeBotaKina konfirmon primatin global në tregtinë e mallrave

Kina konfirmon primatin global në tregtinë e mallrave

spot_img

Gjatë pesë viteve të fundit, Kina është konfirmuar si kombi kryesor në botë për sa i përket tregtisë së mallrave, duke arritur një rekord të tregut global për importe dhe eksporte. Kjo u njoftua nga Ni Yuefeng, drejtori i Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), përcjell “Xinhua”.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2020, theksoi Ni, tregtia e jashtme kineze përfaqësonte 12.8% të totalit botëror, nga 11.9% e regjistruar në vitin 2015, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.

Gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), importet dhe eksportet totale të KInës u rritën me 17.2 për qind, në 146.370 miliardë juanë (rreth 22.570 miliardë dollarë). Në vitin 2020, sipas një zëdhënësi të Administratës së Përgjithshme të Doganave, Kina doli nga sfidat globale ekonomike dhe tregtare si e vetmja ekonomi e madhe në botë që përjetoi rritje pozitive në tregtinë e jashtme të mallrave. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular