BallinaAktualitetKodi i ri Penal: 3 vite burg në Shqipëri mund t’i blesh...

Kodi i ri Penal: 3 vite burg në Shqipëri mund t’i blesh me lekë, ja shuma që duhet paguar

spot_img
spot_img

Nëse je dënuar nga gjykata për një vepër të lehte e cila e ka tavanin e dënimit deri ne 3 vite burg, izolimin në qeli mund ta shmangësh dhe dënimin mund ta konvertosh në pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Kjo është një nga risitë që është parashikuar në kodin e ri penal dhe është futur në draftin final të tij që do të paraqitet së shpejti për konsultim publik.

Ekspertet kanë përcaktuar se vendimi për konvertim te dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulet shoqërore dhe kur kërkohet nga vetë i akuzuari.

Në ligj është parashikuar që për çdo një ditë dënimi me burg të paguhet 5 mije leke të reja.

Në rast se shuma e te hollave nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund te revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në dite burgu.

Por nga kjo dispozitë nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion , krime kundër drejtësisë , kundër personit apo edhe kundër dhunës në familje. /Oranews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular