BallinaKronikeUshtaraku ndjek këmba-këmbës për 1 vit inxhinieren në Tiranë, si u përleshen...

Ushtaraku ndjek këmba-këmbës për 1 vit inxhinieren në Tiranë, si u përleshen para parlamentit: Do t’i q* robt atij mashkullit që…

spot_img
spot_img

Një 36-vjeçar dyshohet se i është bërë hije ish të dashurës, të cilën në kuptimin e parë të fjalës, i është vënë pas hap pas hapi. Kur ajo dilte nga puna e shikonte ish të dashurin poshtë zyrës. Kur ajo shkonte në qendër tregtare ai pas saj. Pa i thënë asnjë fjalë duke i qëndruar në distancë, 36-vjeçari me profesion ushtarak, nuk është lodhur për muaj të tërë derisa ka qenë vajza që është dorëzuar.

Një burim policor shpjegoi se komisariati Nr.1 në kryeqytet u vendos në dijeni për rastin nga L. S. e moshës 28 vjeçe. Policia nuk ka siguruar ende prova shtesë përveç dëshmisë së të resë nga kryeqyteti që do ta rëndonin pozitën e djalit këmbëngulës dhe që do ta çonin për ndjekje penale nën akuzën e përndjekjes.

Megjithatë e reja që punon në një kompani private, shpjegoi para agjentëve të policisë se lidhja me ushtarakun Z.H. ishte lidhje shpirtërore dhe se çifti nuk kishte avancuar më tej. Ndërsa L.S. muaj pas muaji kishte kërkuar përgjatë tre viteve për të vendosur dhe për t’u menduar, në përfundim ajo ka vlerësuar se kjo histori dashurie duhej të përfundonte.

Sipas shpjegimeve përpara agjentit të policisë A.S., për tre vite rresht historia platonike e dy të rinjve nga kryeqyteti ka vijuar me mesazhe, në rrjetet sociale e madje Z.H e ka pritur inxhinieren për të hedhur hapin e madh për të konsoliduar lidhjen, por në përfundim atij i janë mbyllur dyert. Sidoqoftë i dyshuari pretendon se denoncimi është një hakmarrje nga inxhinierja, të cilën sipas tij, ai e la pasi kishin qasje të ndryshme.

Megjithatë burime policore japin detaje nga sherri i dy të dashuruarve për të cilët ende nuk sqarohet nëse vërtet ata përfunduan në polici nga nervat, apo ushtaraku është kthyer në një përndjekës të fiksuar mbas së resë. 28-vjeçarja pohon në polici se pas përfundimit të historisë shpirtërore impenjative – sikurse e konsideron ajo – prej një viti ka nisur ana tjetër e medaljes. “Nga ana ime mbaroi gjithçka, por Z.nuk e pranoi këtë fakt. Ndaj u detyrova t’i bëj bllok në çdo anë, në rrjetet sociale ku flisnim si edhe të shmangia frekuentimin e ambjenteve të njëjta. Por këto masa të miat ishin të kota. Ngado që shkoja e vëreja në distancë duke më ndjekur. Mu bë si hije”, ka dëshmuar ajo.

E reja shpjegon se së fundmi ajo u ndesh me ish-partnerin në qendër të kryeqytetit, gjatë kohës që po kthehej nga puna për në banesë. “Kisha kufjet dhe e vërejta së largu, u mundova ta shmang. Kur po ecja dhe ai vinte pas meje, e pyeta se pse po vepronte kështu pasi po më shkaktonte ankth dhe stres psikologjik. Z. mu përgjigj me pyetje: Pse bën si kalama, tha, të përndjek këmba-këmbës se të dua”.

Sipas përshkrimit të inxhinieres ajo ka vijuar rrugën pa komentuar dhe të njëjtin veprim ka bërë edhe ushtaraku, një ritual që siç dyshohet, e ka kryer për një vit të tërë.

Kalova në krahun tjetër sapo mbaron qendra, ai po ashtu vijoi rrugën në distancë pas meje, pa folur. Hyra në qendrën tregtare për t’i dhënë kohë vetes. Z. vijonte pas meje, si përherë duke më ndjekur si hije. Kur dola ai priste jashtë”, tregon vajza.

Sipas denoncueses, për të krijuar idenë tek ish i dashuri se ajo ishte e zënë ka kryer një telefonatë me shoqen e saj, duke u shtirur sikur ndërkohë po fliste me një mashkull. Pikërisht në këtë çast ndjekësi është afruar i acaruar dhe ka komentuar me zë të lartë “do t’i … robt atij që flet ti në telefon”.

E reja shton: “E mbylla telefonin dhe e pyeta, çfarë ke, çfarë ke që kërcënon, çfarë ke që më ndjek?”. I acaruar, ushtaraku i ka hedhur dorën në qafë duke e shtrënguar.

“E trembur vijova për nga Parlamenti dhe e paralajmërova: Bëje dhe njëherë atë xhest dhe ke për ta parë…”, rrëfen 28-vjeçarja para agjentit të policisë në komisariatin Nr.1.

Dy të rinjtë kanë vazhduar të njëjtën rrugë, ku secili tanimë është shfaqur i lodhur nga tjetri.

“Iu afrova – rrëfen vajza në polici – e kafshova nga duart, e çorra me thonj”, thuhet më tej në kallzimin e L.S të cilës njeriu hije i është kthyer duke thyer heshtjen.

“Edhe ai më kapi nga flokët, më pyeti si guxoja ta prekja në sy të njerëzve, si guxoja t’ia ktheja kështu dashurinë dhe aty mbaj mend u shamë e u kacafytëm”, thuhet në procesverbalin e policisë nga e reja. Por policia thotë se për këtë moment grindjeje, L.S. nuk e njoftoi komisariatin, ndonëse ngjarja mendohet se ka ndodhur jo shumë larg ambjenteve policore. Sipas kallëzueses, pasi secili ka thënë fjalë nga më të papriturat për tjetrin, në përfundim ushtaraku i ka propozuar: “Mos bëj kështu, hajde të ulemi në kafe e të pajtohemi”.

Ndonëse e reja kujton që ia ka bërë të ditur fundin e historisë prej një viti, 36-vjecari nga ana e tij është shfaqur i patundur: “Do të të kthehet mendja, sepse si unë s’ke për të gjetur, as sa të dua unë, jo e jo”. Edhe pas kësaj grindjeje vajza ka vërejtur se në distancë ish i dashuri e ka përcjellë derisa ajo ka hyrë në banesën private.

“Kuptova që nuk tërhiqet, rastet kur më ka ndjekur janë të panumërta dhe habitem përse prita kaq gjatë”, thotë në mbyllje e reja që ka kërkuar arrestimin e të riut me inicialet Z.H.

Policia bën me dije se nuk e prangosi ushtarakun pasi i duhen prova shtesë dhe se vajza nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës që të njoftonte policinë për të ndërhyrë. “Ne kemi sekuestruar me procesverbal një aparat celular Note 8, sëbashku me kartën sim për t’i këqyrur dhe për të konfirmuar nëse është shqetësuar apo jo 28-vjeçarja edhe përmes telefonatave dhe mesazheve që do të konsiderohen si prova”, thotë burimi policor.

I riu nga ana e tij është paraqitur i ftohtë në polici dhe madje ka mohuar gjithçka. “Ajo më ka kallëzuar ngaqë historia mori fund dhe dëshiron të më ketë në jetën e saj”, mësohet të ketë thënë 36-vjeçari Z.H., që pavarësisht kësaj alibie është i dyshuar nga policia për përndjekje dhe do t’i ketë punët keq në rast se gjenden të dhëna kundër tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular