BallinaKronikeZhdukja e Davide Pecorelli në Shqipëri, çfarë zbuluan ekspertët italianë nga hetimet:...

Zhdukja e Davide Pecorelli në Shqipëri, çfarë zbuluan ekspertët italianë nga hetimet: Rrëzohet pista e…

spot_img
spot_img

Hetuesit italian të cilët kanë mbërritur në Shqipëri prej disa ditësh për të zbardhur zhdukjen e biznesmenit Davide Pecorelli janë përqendruar tek hipoteza e vetëvrasjes.

Pas marrjes në dispozicion të të dhënave dhe nga grupi hetimor shqiptar, ata kanë përjashtuar hipotezën e vrasjes, e cila më herët ishte në fokus të hetimeve.

Një tjetër pistë ku janë fokusuar hetuesit e mbërritur nga Italia është dhe ajo e ngjarjes aksidentale.

Kjo pistë më herët ishte përjashtuar, por pas takimit me hetuesit shqiptarë, të cilët i kërkuan të sillnin një ekspert nga Italia për të saktësuar shkakun e zjarrit.

Hetuesit italianë kanë rënë dakord me palën shqiptare për të sjellë një ekspert piroteknik të pavarur për të hartuar një relacion lidhur shkakun e djegies së makinës.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit hetuesit shqiptarë pas ri-inspektimit të telefonit celular në koordinim dhe me homologët kanë arritur në përfundimin se sipërmarrësi italian nuk ka patur kontakte me persona të dyshuar apo të jetë përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e hënë pritet të dërgohet një raport nga policia nga policia shqiptare në Perugia me një rezultat fillestar mbi mostrën e ADN-së të rikuperuar brenda Skoda, çka mund të përcaktonte nëse kemi të bëjmë me biznesmenin Pecorreli.

Mediat italiane raportojnë se në dyqanin “Parrucchieri Milano”, që ndodhet krah hyrjes kryesore të një qendre tregtare, shkuan punonjës të gjykatës së Arezzo-s, të cilët i ftuan të gjithë të pranishmit të dilnin jashtë, para se të sekuestronin biznesin në fjalë për shkak të falimentit.

E gjithë skena ndodhi ndërkohë që në dyqan kishte punonjës e klientë.

Sipas tyre nuk dihet motivacioni që çoi në marrjen e këtij vendimi, apo nëse kjo ka lidhje me zhdukjen e Pecorelli-t.

Sipërmarrësi italian ishte drejtues i dyqanit, pasi prej disa muajsh ky biznes ishte në emër të partneres shqiptare të tij.

Bizneset e tjera të 45-vjeçarit që ndodhen mes San Giustino, Città di Castello dhe Corciano vijojnë aktivitetin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular