BallinaAktualitetDështon regjistri elektronik i studentëve, vërtetimet dhe listat e notave plotësohen me...

Dështon regjistri elektronik i studentëve, vërtetimet dhe listat e notave plotësohen me dorë!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës problematikën e mbartur që hasin studentët shqiptarë, ku për të marrë një listë notash apo vetëm një vërtetim, duhet ta nxjerrin manualisht.

Megjithëse në vitin 2010 Universiteti i Tiranës instaloi në Fakultetin Ekonomik një regjistër të tillë, ai aktualisht nuk funksionon. Për pasojë, mijëra studentë enden në dyert e fakulteteve për një dokument të thjeshtë. Pandemia dhe mungesa e infrastrukturës kanë vështirësuar së tepërmi studentët.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një ish studente në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, në degën financë kontabilitet, e cila ankohet se ka shkuar disa ditë me radhë në sekretarinë e Fakultetit Ekonomik për të marrë listat e notave. Por, po në kaq raste, ka ikur duarbosh, pasi mungonte sekretarja e degës financë kontabilitet. Ka folur me kryesekretaren, por s’ka marrë zgjidhje, duke rrezikuar që të regjistrohet në master. Sipas saj, shkolla i ka vënë kusht listat e notave për t’u regjistruar, por nuk e ka marrë dot në kohë.

Ka paguar edhe tarifën, por sërish nuk e ka marrë.

Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Fakultetin Ekonomik, ku në dyert e këtij fakulteti, ishin me dhjetëra studentë që kërkonin të merrnin vërtetime dhe lista notash. Regjistrat ishin vënë në disa tryeza dhe studentet i shikonin vetë notat apo edhe të dhënat e tjera. Situata ishte kaotike, ku nga njëra anë sekretaret e pakta dhe nga ana tjetër, qindra studentë në radhë. Gazetarët e Fiksit biseduan me kryesekretaren e Fakultetit Ekonomik, e cila pohon se çdo gjë bëhet manualisht, me dorë.

Ajo pohon se ish studentja ka shkuar disa herë në fakultet, por sekretarja e asaj dege është e sëmurë. Pohon se askush tjetër nuk mund të veprojnë në ato regjistra, pasi vetëm sekretarja në fjalë ka të drejtë.

Më tej shton se, kohë më parë, në Fakultetin Ekonomik ka pasur një regjistër elektronik, ku vërtetimet dhe listat e notave ishin online. “Është ndërtuar në vitin 2010 dhe ka funksionuar deri në 2017. Por, nga ajo kohe e deri më sot, nuk funksionon, duke detyruar sekretaret që veprimet t’i nxjerrin një e nga një, duke hapur regjistrat” thotë ajo. Gjatë gjithë qëndrimit të grupit të Fiks Fare në fakultet, kishte me qindra studentë që kërkonin të merrnin shërbime. Dhe, nga ana tjetër, gjithçka bëhet “me dorë” nga sekretaret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular