BallinaAktualitet“Duhet të vish urgjentisht”, avokati zbulon bisedën e fundit me të burgosurin...

“Duhet të vish urgjentisht”, avokati zbulon bisedën e fundit me të burgosurin që vrau veten: Ishte në ankth

Më 28 janar ndodhi një ngjarje shumë e rëndë në burgun e Peqinit, ku një i burgosur i dha fund jetës. Gjergji Selimi ishte i dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij dhe kishte një masë prej 24-vitesh. Ai kishte kaluar 18 vite në burg, ndërsa muajt e fundit pritej që të dilte në liri me kusht.

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, avokati dhe miku i Gjergjit, Kujtim Cakrani, për të dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë vetëvrasje.

Cakrani u shpreh se i kishin ngelur dy vjet e pak që të dilte nga burgu dhe se kishin nisur procedurat për lirim me kusht.

“Ne kishim nisur procedurat për lirim me kusht. Gjykata kompetente ishte e Elbasanit, ku bëmë edhe kërkesën. Për shkak të pandemisë u zvarrit, por në dhjetor të vitit që lamë pas bëmë një seancë ku ishte edhe i ndjeri. Kërkesën e kisha bërë unë me prokurorë nga familjarët, e duke qenë se nuk ishte firmosur nga i dënuari, kërkesa nuk u mor parasysh. Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, nuk kishte dëshirë të bënte një gjë të tillë, e unë e tërhoqa kërkesën që të bëja një tjetër”, tha avokati.

Sipas Cakranit, Gjergji ishte demoralizuar nga ky vendim pasi mendonte se gjyqtarja e paragjykonte. Avokati tregon edhe për telefonatën e fundit që ka patur me të ndjerin.

“Më ka telefonuar, e më ka thënë se duhet të vish urgjentisht të më takosh. Unë nuk shkova dot për shkak të impenjimeve, i thashë do vij të premten. Ndërkohë ai kreu aktin e vetëvrasjes të enjten. Unë komunikoja çdo javë me të, ishte në ankth se e dinte se do dilte. Ai u rëndua rëndë nga ana psikologjike, kishte nevojë edhe për ndihmë psikologjike. Gjergji nuk ishte kriminel, ishte djalë i qetë. Ai u dënua për gjërat që bënte, por nuk e mendonte fare se dikush jashtë mund të hakmerrej”, tha Cakrani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular