BallinaOP EDPse shpërtheu kryeministri kundër ambasadës amerikane?

Pse shpërtheu kryeministri kundër ambasadës amerikane?

Nga Red Varaku

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në disa deklarata rresht i ka kërkuar liderëve politikë shqiptarë të mos kandidojnë njerëz me rekorde kriminale si dhe njerëz nga lista e zezë e DASH.
Madje, për ta përforcuar mesazhin e saj , ajo i ka kërkuar edhe popullit shqiptar që të bëjë kujdes dhe të mos votojë kandidatë të tillë.
Është e qartë që ky në fakt është një ‘tërheqje veshi’ për kryeministrin aktual, sepse aludimi i saj lidhet me disa informacione që ajo ka në lidhje me kandidimin e disa individëve me cilësi të tilla .
Kjo me sa duket e ka acaruar kryeministrin shqiptar, i cili me sa duket e ka humbur përfundimisht durimin dhe i është përgjigjur i nervozuar ambasadës amerikane në lidhje me kërkesën e saj.
Ai deklaroi se nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me individët që me sa duket i ka ‘paracaktuar’ prej kohësh se do i kandidojë, duke lënë të kuptojë se vullneti i tij për të vjedhur sërish zgjedhjet nuk do të ndryshojë, duke nënkuptuar se për këtë është gati të futet në një kurs përplasjeje edhe me SHBA-të, të cilët janë edhe garantë të zgjedhjeve të 25 prillit.
E vërteta është që acarimi i tij nuk lidhej dhe aq me vetë deklaratat, se sa me faktin që këto deklarata denigruese po i bënte përfaqësuesja e aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA, sepse këto deklarata i rrëzojnë atij alibinë me të cilën ai i mashtron mbështetësit e tij ,se SHBA-në e ka në anën e tij.
Ato janë gjithashtu një mesazh i qartë për qytetarët që dëshmon se SHBA-të janë të vendosura që nuk do të tolerojnë më as edhe një përpjekje për trafikimin e vullnetit të qytetarëve dhe me sa duket është pikërisht ky fakt që e ka detyruar kryeministrin të turfullojë kundër Yuri Kim.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular