Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka komentuar me një shënim në faqen e tij në facebook për sjelljen e kreut të qeverisë Ramë në marrëdhenjet e tij me BE dhe SHBA.
‘Sulm BE! Sulm SHBA!’. ‘A ka marrë garanci Rama për azil politik në Lindje?’, shkruan Paloka në postimin e tij.
Ja postimi i plotë i Edi Palokes:
Sulm BE ! Sulm SHBA!
A ka marrë garanci Rama për azil politik në Lindje?
Charterin privat e mban gati në aeroportin privat të Rinasit!
Me 26 prill nuk është çudi që Air Albania të kryejë fluturimin e fundit pa kthim me “pasagjerin” e saj!
Po me të tjerët që do lërë pas “dumbaba” çdo bëhet? Sigurisht që atij vetë kjo nuk i hyn fare në xhep. Si gjithnjë zorraxhinjtë i ka përdorur dhe i ka hedhur.