HomeAktualitetUrgjenca Kombëtare nxjerr të dhënat: Rritje alarmante e infektimeve tek të rinjtë

Urgjenca Kombëtare nxjerr të dhënat: Rritje alarmante e infektimeve tek të rinjtë

spot_img

Kohet e fundit është vërejtur një rritje alarmante e infeksioneve me COVID tek të rinjtë.

Urgjenca Kombëtare raporton se është rritur numri i të infektuarve më koronavirus, kryesisht në moshat 15-25 dhe 25-35.

“Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç.

Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.”, thuhet në një reagim në rrjete sociale të Urgjencës Kombëtare.

Vetëm pak ditë më parë u raportua nga ministria e Shëndetësisë edhe për vdekjen e një 29 vjeçari me COVID-19. Kjo duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për të rinjtë e vendit tonë, të cilet duket se tregon më të pakujdesshëm se moshat e mëdha.

Postimi i plotë:

Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID.

Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç.

Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.

Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.

Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare?

Qëndroni në shtëpi
Mos përdorni #antibiotikë
Pushoni, ushqehuni, pini normalisht
Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular