BallinaAktualitet“Babai im e ka kaluar rëndë Covidin”/ Ermal Mamaqi flet për trajnimin...

“Babai im e ka kaluar rëndë Covidin”/ Ermal Mamaqi flet për trajnimin e bujshëm

Së fundmi Ermal Mamaqi ka nisur trajnimin e shumëpërfolur nën moton “Mendo, ndrysho, fito”. Aktiviteti është organizuar në ambientet e një kinemaje në Tiranë dhe ajo që ka rënë në sy është një numër i lartë i të rinjve pjesëmarrës duke mos respektuar masat e pandemisë.

Të pranishmit nuk kanë respektuar distancën dhe shumica nuk kanë vendosur maskë, përfshirë këtu edhe vetë Ermalin.

Një ditë më parë Ermali ka bërë një status në rrjetet e tij sociale ku kërkon ndjesë për shqetësimin e krijuar në publik. Por ai nuk harron të tregojë se grumbullime të tilla ne i hasim edhe në urbanë, kur ka grumbullime në fundjavë në Korçë apo edhe kur ka oferta në qendrat tregtare.

Në një lidhje telefonike për “Wake Up”, Ermal Mamaqi ka kërkuar sërish ndjesë për veprimin e bërë, duke bërë të ditur se edhe i ati e ka kaluar rëndë Covidin.

“I kërkova ndjesë njerëzve se nuk dua të bëhem problem për shpërndarjen e Covidit, pasi vetë babai im e ka kaluar rëndë sëmundjen. Kështu që po e ritheksoj që më vjen keq, nuk ishte e qëllimshme, nuk ishte me vetëdijen time të plotë dhe ishte një organizim i ekipit tim.

Ne nxorëm një njoftim që do e bëjmë këtu dhe ishte online. Nga fakti që njerëzit duan të kenë energji dhe duan të kenë diçka ndryshe.

Ajo që ndodhi është që erdhi një numër më i madh se ai që kishim llogaritur. Edhe ne morëm një sallë kinemaje për të respektuar masat, por numri ishte i madh dhe njerëzit nuk i nxirrja dot jashtë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë dhe doli nga kontrolli.

Ajo që ndodh është ajo që ndodh çdo ditë me planetin, që secili mban përgjegjësi për veprimet e veta. Edhe prezencën e plotë e kanë me dëshirën e tyre të plotë, nuk është se i morëm me zor.

Ajo që ndodh gjithë kohës është që njerëzit i shohim si po sillen dhe papritur zëri u ngrit njëkohësisht vetëm për këtë trajnimin tim. Duket sikur të gjithë po rrinë në shtëpi dhe dola veç unë me trajnimin tim”, tha Mamaqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular