BallinaKryesore"PD më besoi degët 2,3 dhe 10 në Tiranë", Jorida Tabaku: Një...

“PD më besoi degët 2,3 dhe 10 në Tiranë”, Jorida Tabaku: Një privilegj, nder!

Nga Jorida Tabaku.

Në vitin 2009 kur nisa të aktivizohesha si figurë politike publike e PD, u caktova të ndiqja degën 8 në Tiranë. Megjithëse përfshirja në struktura të PD ka qenë më e kahershme se viti 2009, përgjegjësia politike si kandidate për deputete kishte një peshë tjetër.

Në këtë degë ishin dhe hapat e mi të parë në politikën aktive. Aty u rrita politikisht! Ajo degë më dha humbje dhe fitore e mbi të gjitha kënaqësinë të zgjidhesha nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë.

Punën dhe mundin e asaj zone e di, krijuam një familje dhe si e tillë fituam dhe u humbëm së bashku. Jam ndjerë e privilegjuar dhe ndjehem ende e tillë

Në këto zgjedhje më kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës. Ekipi do pasurohet edhe më shumë me kandidatë të tjerë për deputetë!

Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kënaqësi, privilegj dhe nder më të madh se të përfaqësoj demokratët e ketyre zonave.

Falenderoj çdo votues, çdo anëtar të PD për mbështetjen dhe angazhimin, për punën e palodhshme edhe në vetmohim. Falenderoj kryetarin e PD zotin Lulzim Basha për besimin më këtë sfidë të re.

Shqipëria fiton në 25 Prill! Fiton arsimin, shëndetësinë por mbi të gjitha shqiptari fiton një qeveri normale që punon për njerezit. Familjet tona fitojnë në 25 Prill! Çdo qytetar i Tiranës dhe Shqipërisë fiton në 25 Prill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular