BallinaKronikeE rëndë/26-vjeçari vetëhidhet nga kati i dytë, ndërron jetë në vend

E rëndë/26-vjeçari vetëhidhet nga kati i dytë, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnje, ku një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të rotondos së Savrës, ku i riu me inicialet B.H., dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Nuk dihen motive që mund të kenë shtyrë të riun drejt këtij akti tragjik.

Njoftimi:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, në afërsi të rotondos së Savrës, shtetasi B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i një ndërtese dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular