BallinaPolitikeFOTO+VIDEO/Ky është slogani i PS-së për zgjedhjet

FOTO+VIDEO/Ky është slogani i PS-së për zgjedhjet

Partia Socialiste me anë të videoje të publikuar ka zbuluar atë që do të jetë edhe slogani i fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. “Shqipëria s’ka kohë për pushim”. Kjo është motoja e videos së shpërndarë që burimet socialiste nuk e përjashtojnë edhe si slogani i zgjedhur nga PS-ja për fushatën elektorale.

Video  e publikuar nga sekretari i Pëgjithshëm, Taulant Balla shoqërohet me shprehjen Shqipëria në punë dhe jo në gjumë, ky si një mesazh ndaj elektoratit dhe e lidhur me akuzat që i adresohen kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky është edhe një mesazh paralajmërues për shqiptarët se nëse PD vjen në pushtet nuk do të kenë asnjë zhvillim.

Puna për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, vaksina anti covid janë pjesë e kësaj videoje ku shfaqet lideri i PS-së, Edi Rama, e ku natyrisht shfaqet ngjyrat e Rilindjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular