BallinaOP EDNjë program i mirë ekonomik, i bën entuziastë ekonomistët, por u jep...

Një program i mirë ekonomik, i bën entuziastë ekonomistët, por u jep shpresë edhe qytetarëve

Nga Gezim Demushi

Kreu i deges nr.4 PD Tirane

Si ekonomist e mbi të gjitha si qytetar, programi ekonomik i PD më bën dyfish entuziast dhe shpresëplotë.
Jam entuziast si ekonomist, sepse ky është një program që vërtet bën më në fund sens, pas 8 vitesh lojërash dhe aventurash që na u servirën nga qeveritë e Rilindjes. Por jam edhe i kënaqur si qytetar, sepse ky është një program i thjeshtë, i qartë, i pastër e i kuptueshëm nga të gjithë.
Ekonomia nuk ka kuptim nëse zbatohet thjesht si ekonomi. Ajo duhet parë si një mjet për t’u sjellë mirëqenie njerëzve. Nëse e arrin këtë qëllim, ajo e ka përmbushur detyrën e vet. Programi ekonomik i PD është i mirë, sepse është i realizueshëm. Ai e vë theksin te rritje e mirëqenies së qytetarëve.
Në bazë të këtij programi janë taksat e ulëta (taksa e sheshtë 9% taksa mbi të ardhurat personale). Ulja e kësaj takse mbytëse për qytetarin e thjeshtë, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e çdo familjeje shqiptare. Çdo shqiptari do t’i merren më pak taksa nga qeveria e tij, e kësisoj atij do t’i mbeten më shumë para për të shpenzuar. Kjo nuk ka nevojë për shkencë për ta kuptuar.
Për më tepër, kjo lloj qasjeje ndaj taksave nxit formalizimin e ekonomisë. Ajo i rrit investimet e huaja (ne kemi taksat më të larta në rajon, e si rezultat në 8 vite “qeverisje” të Rilindjes nuk ka asnjë investim serioz të huaj). Në fund të fundit, një taksë e ulët , është provuar se edhe ul korrupsionin në administratë.
8 vite më parë, kur erdhi në pushtet, Rilindja e gjeti borxhin publik në nivelin 65%. Sot pas 8 vitesh, borxhi publik kap shifrën 84%, e pranuar kjo nga vetë institucionet qeverisëse (Instat) pa llogaritur PPP (të cilat realisht janë shërbime të papaguara nga qeveria).
Rilindja ka një bilanc total dështimi në ekonomi por nëse pretendojnë të kundërtën, atëherë pas 8 vitesh ata duhet të paraqesin para shqiptarëve arritjet dhe jo të na tregojnë video në 3D për rrugë dhe aeroporte që do t’i bëjnë në të ardhme, a thua nuk kanë pasur 8 vite kohë për t’i bërë. Mungesa absolute e çdo pune konkrete, gjë që shqiptarët e shohin me sytë e tyre, është arsyeja pse çeta grabitqare e Rilindjes, duhet të japë llogari për abuzimet miliarda euro dhe abuzim me pushtetin.
Se sa punë mund të bëjë një qeveri në 8 vite, mjafton të kthesh sytë nga volumi i paparë i zhvillimit që morën punët publike e investimet e huaja në qeverisjen e Partisë Demokratike.
Falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të infrastrukturës përgjatë viteve të qeverisjes së PD, u arritën nivelet e sotme të fluksit të turistëve – me të cilët krenohet sot Rilindja, a thua se ka vetë ndonjë meritë – ndërkohë që turistët i përkasin perëndimit, ndërsa rrugët punës së bërë nga PD.
Të dashur e të dështuar Rilindas që e turpëruat dhe përdhosët emrin e nderuar “Rilindje”: Çfarë mund të bënit, e bëtë, tani është shumë vonë. Ka ardhur koha të largoheni, të kerkoni falje për keqqeverisjen, abuzimin dhe largimin e më se 500 mijë shqiptarëve gjatë këtyre 8 vite të sundimit tuaj.
Jam besimplotë se me Bashën kryeminister do të kthehet më në fund normaliteti, shpresa dhe besimi se në këtë vend mund të jetohet e të rriten fëmijët!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular