Herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi, sugjeroi sot në emisionin “Shqipëria Live” produktet bimore që ndihmojnë në sistemin tonë kardiovaskular. Ai tha se jemi futur në muajin e zemrës dhe duhet të bëjmë kujdes,
“Ne duhet të përdorim sa më shumë perime, sa më shumë majdanoz të cilin e fusim në ujë e lëmë deri në mëngjes dhe më pas e pimë të shoqëruar me limon. Kështu pastrojmë rrjetin kardiomuskular”, tha ai.
Herbalisti shtoi se në këtë stinë duhet që të shmangim tërësisht bulmetet dhe mishin.
“Duke ditur se në këto stinë kemi më shumë goditje në tru dhe zemër, na duhet një zgjidhje. Të gjitha perimet janë të mira, duke u përdorur të ziera e duke konsumuar lëngun e tyre. Brokoli, majdanozi, karota, panxhari, baza që duhen përdorur më shumë. Nuk duhet të lëmë mënjanë qepen, të cilën edhe mund ta pjekim në furrë”, tha Gjeçi.
Ai shtoi se duhet të konsumojmë edhe mollën, madje edhe të pjekur pasi marrim aq shumë vlera që ne nuk i imagjinojmë dot.
Sipas Irfanit, një çaj i mrekullueshëm është ai i murrizit, i cili riparon muret e zemrës. Ai foli gjithashtu edhe për specin e kuq djegës, të cilin mund ta konsumosh si çaj.
“Është i vetmi produkt i cili mund të shpëtoje jetë njerëzish, para infarkt dhe infarkt. Merret një lug çaji në një enë me 250 ml ujë, e ziejmë 2-3 minuta. Më pas e kullojmë dhe e pimë. Nuk ka djegie siç konsumohet normal. Ka edhe një mrekulli tjetër, të gjithë ata që kanë probleme me hemoragjinë mund ta pinë këtë lloj çaji”, tha herbalisti.