BallinaAktualitetPrej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza kishte probleme me depresionin,...

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza kishte probleme me depresionin, hera e parë që largohet (FOTO)

Që prej datës 29 janar, Etleva Bicaku, është larguar nga banesa dhe që nga ai moment nuk është kthyer më, familjarët nuk kanë asnjë informacion me të.

Sipas familjarëve, ajo vuan prej 6-vitesh nga depresioni, ndërkohë kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimin dhe nuk ushqehej mirë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” ishin babai dhe vëllai i saj, për të bërë thirrje që ta ndihmojnë që ta gjejnë Etlevën.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Vëllai i 30-vjeçares, Elmaz Bicaku, u shpreh se ditën kur ka dalë nga shtëpia ka qenë babai aty, dhe ajo nuk i ka thënë askujt se po del dhe ku po shkon.

“Askush nuk e ka parë. Etleva ka qenë me sëmundje mendore, e rënduar psikologjikisht. Kohët e fundit nuk i merrte ilaçet rregullisht dhe nuk ushqehej shumë. Ishte shumë e mbyllur në vetvete, nuk shprehej lirisht.

Ka qenë disa herë e shtruar në Elbasan, atje përmirësohej dhe e merrnim në shtëpi, nuk donim ta linim në atje. Nuk ka patur largim nga shtëpia asnjëherë. Hera e parë që largohet kështu. Ajo dilte nga shtëpia vetë, shkonte e mbushte ujë, te dyqani shkonte, me fëmijët e vëllait te shkolla. Kishte momente të caktuara ku acarohej, ne e kuptonim dhe nuk i thonim gjë. Policia ka thënë që e ka dërguar kërkesën në prokurori dhe na kanë thënë që kanë nisur kërkimet kudo. Edhe ne nuk kemi lënë vend pa kërkuar”, tha i vëllai.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Ndërsa babai i saj u shpreh se ajo ka dalë nga shtëpia më 29 janar rreth orës 7.30 në drejtim të paditur.

“Iku vetëm me rrobat që kishte në trup, rroba më të mira se ditët e tjera. Një xhup të kuq, pantallona xhins dhe atlete. Kështu më tha vajza e djalit të madh. Ajo e ka pyetur se ku po shkon dhe i ka thënë: “Çfarë të duhet ty”. Nuk më ka thënë asgjë. Unë di që i ndërpreu ilaçet, oreksin e kishte shumë të dobët. E lusnim që të ushqehej dhe hante fare pak.  Edhe në polici e kam thënë se dyshimin kryesor e kam te lumi Shkumbin”, tha babai i Etlevës.

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

Prej 6-ditësh e zhdukur, familjarët bëjnë thirrje: Vajza

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular