BallinaKronikeTronditet Durrësi/ Makina ‘Cadillac’ shpërthen në lëvizje, dyshimet e para

Tronditet Durrësi/ Makina ‘Cadillac’ shpërthen në lëvizje, dyshimet e para

Një makinë raportohet se ka shpërthyer në mbrëmje në qyetin e Durrësit në lëvizje.

Makina që ka marrë flakë është e tipit “Cadillac”.

Dyshimet e para të policisë janë që shkak për këtë shpërthim të jetë bërë bombula e gazit me të cilën ishte pajisur makina.

Ngjarja ka  ndodhur në lagjen Nr. 13, në rrugën e Plazhit, dhe mësohet se shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në të gjithë zonën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e difekti teknik në bombulën e gazit ka shpërthyer dhe ka marë flakë mjeti tip “Cadillac”,  me drejtues shtetasin A. A., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular