BallinaAktualitetBashkëshortja e mjeshtrit të skenës rëndë, Teatri Kombëtar apel: Trajtimi kushton 26...

Bashkëshortja e mjeshtrit të skenës rëndë, Teatri Kombëtar apel: Trajtimi kushton 26 mijë euro…

spot_img
spot_img

Bashkëshortja e Tomor Veliternës, mjeshtër i skenës në Teatrin Kombëtar, është diagnostikuar me një sëmundje shumë të rëndë.

Sipas mjekëve, ajo mund të trajtohet në një klinikë private në Gjermani, që do të kushtonte 26 mijë euro.

Për t’i ardhur në ndihmë mjeshtrit të skenës, Teatri Kombëtar ka publikuar një mesazh në llogarinë në facebook, ku fton publikun të kontribuojë në këtë kauzë humanitare, për të ndihmuar në mbledhjen e shumës së nevojshme, pasi vetë Veliterna e ka të pamundur ta përballojë.

Njoftimi: 

Bashkëshortja e një prej punonjësve më të vjetër dhe më shembullorë që ka teatri, Tomor Veliterna ka dy vjet që lufton me një sëmundje shumë të rëndë. Gjendja ka ardhur duke u rënduar dhe mjekët i rekomandojnë një trajtim në një klinikë private në Gjermani, me vlerën 26.000 euro. Tomi e ka të pamundur ta përballojë i vetëm këtë shumë kaq të madhe, ndaj ka nevojë për kontributin e secilit prej nesh.

Tomi ka 40 vjet që punon si Mjeshtër skene pranë Teatrit Kombëtar dhe është një nga heronjtë e heshtur të prapavijës. Ai prej vitesh ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e dekoreve të Teatrit Kombëtar. Tomi nuk është vetëm një mjeshtër i vërtetë në punën e tij por gjithashtu një person i dashur nga kolegët dhe nga artistët e të gjitha brezave.

Tani që ai ndodhet në një moment kaq të vështirë, ju ftojmë ta ndihmojmë ta kalojë këtë sprovë, duke kontribuar me një shumë monetare (sa te keni mundësi) në llogarinë e tij personale: AL74202111780000002900029773 Raiffeisen Bank Shqipëri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular