BallinaAktualitetCOVID jashtë kontrollit/Brataj paralajmëron zgjatjen e 'shtetrrethimit': Mund të mbyllemi që në...

COVID jashtë kontrollit/Brataj paralajmëron zgjatjen e ‘shtetrrethimit’: Mund të mbyllemi që në orën…

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka paralajmëruar se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes, Brataj thotë se mund të ulet në 18:00 ose 20:00, me rritjen e rasteve.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.   

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”, tha ai.

Brataj tha se moshat më të prekura në dy javë kanë qenë 25-35 vjeç, por pas kësaj infeksionet filluan të rriteshin te moshat 50- 65 vjeç.

“Duke filluar nga fundi i muajit ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Dihej se është një gjë që do të ndodhte. Shpreosj të mos vijojë me këto ritme dhe normal se shtimi i këtyre numrave çon në probleme. Në spitale ka akoma rezerva. Janë parashikuar skenarë të tjerë të spitaleve rajonalë. Në dy javët e para incidenca që kaloi në 2012 ishte mosha 14-25 dhe mosha 25-35 më të prekurat.

Pastaj filloi një rritje e moshave 50- 65 vjeç.  25-35 vjeç ka të sëmurë më shumë se çka pasur në të gjitha periudhat. Sepse e ndihen të pathyeshëm. Ky virus nuk lë shenjë dhe nuk duket dhe detyrimisht një gjë që nuk e shikon nuk e beson. Ka pasur rëndë, por jo shumë. Mjekësia nuk është asnjëherë një shkencë e saktë. Dhen ë ato mosha do të ketë forma të rënda. Sa më shumë përhapet infeksioni aq më shumë do kemi dhe mosha të reja”, tha ai.

Rreth 142 mijë doza vaksina nga Astrazenecia pritet të vijnë në shkurt në vendin tonë por Brataj tha se këto vaksina nuk rekomandohen te moshat mbi 65 vjeç.

“Nuk rekomandohet, sepse do një numër vullnetarësh të mjaftueshëm dhe sa të gjejmë vllnetarë do kohë. Nga kjo grupmoshë e kam kaluar këtë numër dhe aprovohet për persona mbi këtë moshë nuk  është bërë. Për këtë moshë zgjedhim pfizer. Në këtë moment ne na intereson që del një gjë më shumë. Ne kemi 3 plane vaksinini, 14 ose 24 muaj. Do ishte ideale të bëhet skenari i parë, por derisa këto skenarë të mbarojnë ne sduhet të ulim neglizhencën”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së studentëve për rikthimin e tyre në auditoret e universiteteve, Bratja theksoi kjo momentalisht është e pamundur me rritjen e rasteve. Por për zhvillimin e provimeve në auditore, ai  tha se mund të ketë një mundësi, por ende nuk është marrë një vendim, pasi po diskutohet mes Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e enjte ka shënuar një rritje shqetësuese të rasteve me COVID. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, ku kanë rezultuar 1052 raste të reja ndërsa 14 persona kanë ndërruar jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular