BallinaSportVllaznia, Brdaric përgatit një surprizë të madhe ndaj Laçit, por kthen sytë...

Vllaznia, Brdaric përgatit një surprizë të madhe ndaj Laçit, por kthen sytë nga qielli: Shpresoj të mos bjerë shi

Partizani duket një kujtim i largët në Shkodër, këtë të premte i sfidon një tjetër rival, po aq i rrezikshëm, Laçi i Shpëtim Duros. Ndryshe nga sfida me të kuqtë, ku në ndihmë i erdhi terreni dhe shiu, trajneri Brdaric shpreson që në “Loro Boriçi” të zhvillohet një 90-minutësh në kushte ideale. Ekipi i tij duket në formë, i aftë për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të marrë më të mirën:

“Mendoj se kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur në maksimum për të marrë maksimumin ndaj Laçit. 3 ndeshjet e fundit kanë qenë të ngjeshura me terrene të vështira. Nesër luajmë në shtëpinë tonë, uroj të mos ketë shi në mënyrë që të bëjmë lojën tonë të zakonshme”.

Diferenca prej nëntë pikësh me vendin e dytë i jep qetësinë e duhur trajnerit Brdaric për të përgatitur si duhet këtë përballje:

“Mendoj se jemi në vend komod dhe e kemi merituar. Duhet të shkojmë përpara. E dimë se ç ‘duhet të bëjmë për të fituar. Ne mund të fitojmë në këto kushte”.

Problemi më i madh i Vllaznisë në këtë periudhë ka qenë mungesa e golit, por ky fakt nuk e shqetëson shumë teknikun gjerman për sa kohë ekipi i tij luan me topin:

“Është një proces që të gjithë lojtarët në ekipin tonë duhet të bëjnë detyrat e veta. Për mua është e rëndësishme që jemi një ekip që punojmë me topin. Të gjithë jemi të bashkuar për të sulmuar. Është e rëndësishme se si do të jetë terreni. Do të shkojmë me të gjitha forcat tona në sulm. Të shikojmë si do të shkojë loja. Pastaj do të analizojmë takimin”.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Vllaznisë theksoi se të gjithë lojtarët janë të gatshëm, edhe afrimet e merkatos së janarit por ka ende kohë për të vendosur për formacionin titullarë dhe për rreshtimin në fushë ku premton një surprizë të madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular