HomeAktualitetFOTO/ Themeluesi i LRI-së, ndërron jetë nga Covid në moshë të re

FOTO/ Themeluesi i LRI-së, ndërron jetë nga Covid në moshë të re

spot_img

Një lajm i trishtë vjen nga kampi i LSI-së. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e Covid një nga themeluesit e LRI-së, Amarildo Mekollari.

Lajmin për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka dhënë ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Përmes një statusi në ‘Facebook”, Xhixho njofton se ai ka vdekur nga Covid-19, por që do të kujtohet gjatë nga të gjithë.

Statusi i plotë:

Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.

Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.

Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.

Do na mungosh shumë.

Ngushellime Betës dhe familjes

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular