BallinaAktualitetIlir Meta jep alarmin: Pandemia po del jashtë kontrollit. Spitalet janë tejmbushur

Ilir Meta jep alarmin: Pandemia po del jashtë kontrollit. Spitalet janë tejmbushur

Pandemia COVID-19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit, alarmoi sot në rrjete sociale Presidenti Ilir Meta.
Ai ka theksuar se spitalet covid janë mbushut në të gjitha hapësirat.

”Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore, rezultojnë të tejmbushura.
Ndërkohë veç propagandës, asnjë plan nuk ka për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë.
Duke shprehur shqetësimin më madh për këta tregues të dhembshëm, i bëj thirrje Qeverisë të mos bëjë sehir dhe as mos t’i trajtojë qytetarët, si numra për statistika ditore, duke i lënë në mëshirë të fatit”, deklaron Meta.

Në vijim Presidenti thotë se cdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ketë të gjithë asistencën e domosdoshme këshillimore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, për të përballuar pasojat e rrezikshme të pandemisë.

“Nevojitet urgjentisht, një strategji e re dhe efikase, për të frenuar pandeminë, përmirësuar kushtet në spitale, mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës.
Çdo vonesë është kosto e madhe për qytetarët, shëndetin dhe jetën e tyre dhe kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme”, deklaron Presidenti i vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular