BallinaKryesore"Përgjegjësi dhe privilegj", Duma nga Kavaja dhe Rrogozhina: Entuziazëm dhe besim për...

“Përgjegjësi dhe privilegj”, Duma nga Kavaja dhe Rrogozhina: Entuziazëm dhe besim për shporrjen e Ramës

Drejtuesja politike e PD për Kavajës dhe Rrogozhinën është prezantuar para strukturave të degëve të partisë. Në këto takime ajo është impresionuar nga entuziazmi i takimeve, mirëpritja që i bënë ku në sytë e cdo demokrati shihte vendosmërinë për të arritur fitoren më 25 prill dhe të shporrur Ramën nga pushteti.

Prezantimi në Kavajë

Nisja e fushatës në Kavajë, përgjegjësi dhe privilegj!

Kavaja, e quajtur “djepi i demokracisë”, me demokratët më të sakrifikuar e qëndrestarë dhe qytetarët e nderuar si “pishtarë të demokracisë”.

Kjo është historia dhe trashëgimia që do ta përcjellë përjetë këtë qytet.

Për këtë misioni i fitores sonë është sa historik dhe emblematik po aq edhe konkret dhe i domosdoshëm për Kavajën dhe Shqipërinë.

Betejat fitohen me grupin e më të mirëve, dhe ne kemi më të mirët; kemi njerëz të sprovuar si histori suksesi e fitoresh; kemi qëndrestarë në dekada, e të rinj nga më të spikaturit në profesionet e tyre.

Kemi më të mirët!

Po ashtu urimet e pandalshme përgëzuese që shkruajnë qytetarët e Kavajës këto ditë, janë burim i suksesit të sigurt.

Nisëm me entuziazmin, forcën dhe besimin që kanë  fituesit.

Do të ndërtojmë fitoren e merituar për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin e shumëpritur me Partinë Demokratike në qeverisje.

Prezantimi në Rrogozhinë

“Vetëm një gjë kemi për të thënë; të shporrim Ramën e të shpëtojmë vendin”

Këtë thanë kur morën fjalën demokratët e Rrogozhinës sot. Ata që edhe ditën e sotme ishin të angazhuar në protesta të pandalshme.

Përballojnë çdo ditë me shumë sakrificë dhe dinjitet vështirësitë e keqqeverisjes dhe nuk përkulen. I përkulen vetëm punës së pashtershme në bujqësi apo punës së pandalshme në bizneset e veta, nga ku ja dalin me njëmijë andralla.

Padurimi për të nisur betejën e fitores lexohej qartë në demokratët e Rrogozhinës.

Këtij qyteti kaq shumë mirëpritës në historinë e tij udhëkryq dhe urë lidhëse për qytete të Shqipërisë. Me mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi që do t’i nisim dukshëm pas fitores në 25  Prill.
Të gjithë bashkë drejt betejës që shqiptarët presin nga ne!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular