HomeKryesorePaloka prezanton Flamur Hoxhën në Kukës/PD më 25 prill do marrë rezultatin...

Paloka prezanton Flamur Hoxhën në Kukës/PD më 25 prill do marrë rezultatin më të mirë historik

spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka prezantuar pasditen e sotme drejtuesin e ri politik të PD-së, për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit, Flamur Hoxha.

Nga ana e tij, Hoxha ka theksuar se gjithmonë kam kontribuar për Kukësin por sot pesha e kontributit tim shpërndahet në të gjithë qarkun e Kukësit. Ai u kërkoi demokratëve të Kukësit që së bashku të shkojmë derë me derë të takojmë të gjithë banorët pavarësisht bindjes. Nga ana tjetër Paloka ka garantuar se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë rezultatin më të mirë historik.

‘Ne na duhet një fitore jo vetëm të qeverisim por edhe të kemi mundësi të bëjmë edhe ndryshimin e kushtetutës që Rama e ka bërë bashkë me surrogatët që ne i lamë në parlament’.

Paloka tha se të gjitha sondazhet tregojnë se 80 % e shqiptarëve përfshi edhe socialistët e urrejnë Ramën dhe qeverisjen e tij dhe me fitoren e PD që është në favorin tonë ne duhet tju kthejmë shpresën shqiptarëve.

Biznesmeni Kuksian që prej vitesh operon në Tiranë Flamur Hoxha, si drejtues politik i PD –së do të udhëheqë demokratët e Kukësit drejt fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Flamur  Hoxha përveç se drejtues politik do të jetë edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së në Kukës.

Hoxha, ka qenë kandidat për deputet i PD edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në zonën e Kamzës.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular