BallinaKronikeZhdukja e biznesmenit Davide Peccorelli/ Autoritetet italiane: Prokuroria shqiptare ende nuk na...

Zhdukja e biznesmenit Davide Peccorelli/ Autoritetet italiane: Prokuroria shqiptare ende nuk na ka nisur mostrat e ADN-së

Autoritetet italiane bëjnë me dije se Prokuroria shqiptare nuk u ka nisur ende mostrat e ADN-së së trupit të gjetur në makinën e djegur në Pukë, që dyshohet se i përket biznesmenit Davide Pecorelli.

“La Nazione” shkruan se nga hetimet e autoriteteve fqinje janë zbuluar tre elementë të rëndësishëm lidhur me zhdukjen e biznesmenit.

Së pari, partnerja e tij shqiptare, me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.

Elementi i dytë lidhet me ADN-së dhe mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e tyre në Itali.

“Mstrat e ADN-së së Pecorellit nuk kanë arritur ende për të bërë krahasimin me ADN-në e vëllait të tij Antonello”, shkruajnë mediat italiane.

Së treti, raportohet se ditët e fundit është publikuar dëshmia e një miku të Davides, që tregonte se ky i fundit ishte optimist për biznesin e nisur në Shqipëri.

Megjithatë dje është bërë i ditur se bashkëpunëtorët e tij të mundshëm shqiptar, e kishin vizituar atë në Itali.

Edhe më herët mediat italiane kanë ngritur dyshime lidhur me aspekte të ngjarjes që duhet të sqarohen, e që lidhen veçanërisht me lëvizjet e tij të fundit të Davide Pecorelli-t në Shqipëri.

“Si ka mundësi që telefoni dhe ora e Davide-s u gjetën pa dëmtime, kur makina e djegur u shkatërruar plotësisht? Për hetuesit shqiptar zjarri mund të ketë qenë aksidental, por nuk shpjegohen shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokale nuk janë aspak bindëse, ka ende shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më tepër një mister që nuk bind pjesëtarët e familjes”, do të shkruante “Umbria Domani”.

Hetimet lidhur me rastin nisën nga Policia Shqiptare, por përmes Interpolit u angazhua edhe Zyra e Prokurorit Publik të Perugia-s.

Ish-gjyqtari i futbollit mbërriti në 3 janar në Shqipëri. Ai shkoi në Vlorë dhe më pas në Shkodër me destinacion përfundimtar Pukën ku qëndroi për dy netë.

Më 6 janar Davide humbi kontaktet me të afërmit, dhe nuk dihet nëse eshtrat në makinën e djegur i përkasin atij. Në një mesazh të dërguar në “WhatsApp” për një mik biznesmen në, Peccoreli shkruan: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular