Mjeku endokrinolog, Josif Dena ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Lajmi u njoftua në Facebook nga një faqe e këtij qytetit te Beratit, e cila shton se Dena ishte një nga mjekët më të njohur të qytetit të Beratit.
“Për fat të keq sot qënka dita e kronikave të zeza. Nje lajm tjeter i trishte , ndahet nga jeta per shkak te Covid 19 njee nga mjeket me te njohur te qytetit ,Dr Josif Dena
Ngushellime bashkoshortes se tij Llambrini dhe femijeve
U prehte ne paqe dr Sifi,”, shkruan një prej faqeve lokale.
Sot 13 persona humbën jetën në gjithë vendin nga COVID, ndërsa u regjistruan mbi 1100 infeksione të reja.